KreuStil Jetese

LAJM I FUNDIT: Shkon në 55 numri i të infektuarve; 4 raste të reja 2 prej tyre mjekë

LAJM I FUNDIT: Shkon në 55 numri i të infektuarve; 4 raste të

Të dhënat më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me sëmundjen Covid-19 janë përditësuar vetëm pak minuta më parë dhe jnë kominikuar për publikun në një konferencë për shtyp nga mjekja Silva Bino.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 42 persona të dyshuar prej të cilëve vetëm 4 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19”, tha Bino.

Në total, deri më tani janë testuar 605 persona në rang vendi prej të cilëve 55 raste rezultojnë të infektuar. Në spitalin infektiv ndodhen të shtruar 25 raste, 3 prej të cilëve në gjendje më të rëndë e në terapi intensive.

Në 4 rastet e reja të identifikuar në 24 orët e fundit, 2 prej tyre janë personel shëndetësor nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Ndërkaq Bino tha se ky spital do të kthehet në karantinë dhe në shërbim të Covid-19, ndërsa lidhur me numrin e personelit mjekësor deri më tani rezultojnë 8 mjekë dhe 3 infermiere të prekura nga koronavirus por që janë pa simptoma.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF