Programi“Në kurthin e Piter Pan” është pezulluar!!!
Shkak për këtë është situata e pazakontë që po kalon vendi ynë pas mbërritjes së Covid-19, koronavirusit që po “frikëson” botën!
Këtë të hënë në ekranin e Tv Klan emisioni i fëmijëve nën regjinë e Vera Grabockës dhe drejtimin e Alketa Vejsiut mungoi për teleshikuesit dhe ky vendim i produksionit është marrë për të siguruar jetën dhe shëndetin e fëmijëve të këtij spektakli.
“Sot do ta bëjmë pushim për shkak të situatës dhe sidomos për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve. Shpresoj të shihemi shumë shpejt miq…!”-shkruan Vejsiu në postimin e bërë për spektaklin e mbrëmshëm në Instagramin e saj.
Ndërkaq kur shumica e programeve kanë eleminuar publikun në sallë, ndryshimet prekën edhe programet me shumë të ftuar apo protagonistë sepse ata duhet të pakësohen në 1-2 të ftuar që ruajnë mbi të gjitha distancat dhe rregullat e propozuara nga qeveria.
Kjo ka vënë në pikëpyetje edhe puntatat e ardhshme të “Në kurthin e Piter Pan” andaj për këtë shkak Alketa ka kërkuar ndihmëne publikut për t’i sugjeruar mënyrën se si mund ta organizojnë programin e fëmijëve.
“Nëse të hënën tjetër do të vendosim të jemi në transmetim do ta mendojmë sesi. Na jepni ju ndonjë ide ç’mund të bëjmë pa fëmijët në studio”– pyet prezantuesja publikun e rrjetit duke mos dhënë një përgjigje mbi mënyrën si do të rikthehet programi në javët e ardhshme, ndërkohë që vendi vuan izolimin e Covid-19.







11 VIP-at që janë infektuar me koronavirus










Horoskopi ditor, e dielë 15 mars 2020


