KreuStil Jetese

Sa qenka rritur Kajan! Erion Veliaj i izoluar në shtëpi mëson të birin të ecë

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj krahas punëve aktive dhe të shumta në këto ditë të pazakona për vendin, pjesën tjetër të kohës që i mbetet po qëndron në shtëpi i izoluar së bashku me bashkëshorten dhe të birin 17-muajsh.

Veliaj ka publikuar së fundmi një video të xhiruar nga e shoqja në shtëpinë e tij teksa luan me të Kajanin e vogël, i cili ka mësuar të hedhë hapat e para.

SHIKO VIDEON KETU: -> https://www.instagram.com/p/B9zCp9tBXqI/?igshid=1asn17yzxfv96

Vogëlushi shihet teksa ecën për t’u hedhur në krahët e babi Erit duke mos e fshehur gëzimin fëminor, ndërsa politikani e shoqëron videon me fjalët: “Baba, ne do rrimë në shtëpi. Vetëm kështu ndihmojmë gjyshen e stërgjyshen që i kemi shumë xhan e që nuk duhet të sëmuren”.

Një moment i rrallë ky nga jeta familjare e politikanit të majtë që e ndanë me publikun përmes rrjeteve sociale.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF