KreuStil Jetese

Në karantinë prej ditësh; Ylli i “Frozen 2” e infektuar me koronavirus!

Aktorja e “Frozen 2”, Rachel Matthews, ka rezultuar pozitive në testin e koronavirus.

Matthews, e dha lajmin përmes disa postimeve të bëra në Instagram duke zbuluar se kishte qëndruar në karantinë që javën e shkuar.

Hej njerëz, unë rezultova pozitive në testin për COVID-19 dhe kam qenë në karantinë që javën e kaluar. Nuk jam e sigurt se cili është hapi tjetër, por padyshim që do të mbetem në karantinë derisa të thuhet se duhet të veproj ndryshe”, shkroi ajo.

Pushoni, pini shumë lëngje, dhe karantinojeni veten”,– ishte këshilla e aktores për publikun që e ndjek.

Aktorja 26-vjeçare luan në pjesën e dytë të një prej serialeve më të suksesshëm të “Disney”-t: “Frozen 2” dhe njihet për rolin e saj Honeymaren.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF