
66 vjeçari nga Lushnja që ndërroi jetë një ditë më parë në spitalin infektiv për shkak të Covid-19 dhe komplikacioneve shëndetësore është përcjellë për në banesën e fundit pak minuta më parë në varrezat e qytetit.
Sipas burimeve të abcnews.al në ceremoninë e varrimit të të ndjerit ishin të pranishëm vetëm tre persona.
Ky është një precedent i pazakontë për traditën shqiptare, por i bërë i detyrueshëm nga pandemia e koronavirusit.
Abcnews raporton gjithashtu se pas ceremonisë së varrimit, punonjësit e bashkisë kanë dezinfektuar hyrjen e varrezave të Lushnjes me qëllim minimizimin e çdo mundësie të shpërndarjes së virusit.





Stil Jetese
Për herë të parë: Anullohet Eurovison 2020


Stil Jetese
Horoskopi ditor: E enjte – 19 mars 2020








Stil Jetese
Delinda Disha i thotë të gjitha….




