Disa orë më parë organizatorët njoftuan anullimin e Eurosong 2020 si shkak i përhapjes dhe rrezikut nga kororavirus. I planifikuar të mbahej në muajin maj në Rotterdam, Eurovizion i këtij viti u vendos të shtyhet për vitin e ardhshëm dhe produksioni i festivalit është duke diskutuar mundësinë e rimbajtjes po në Rotterdam.
Lidhur me anullimin e kompeticionit ka reaguar edhe Arilena Ara, këngëtarja që do të përfaqësonte Shqipërinë këtë vit. Me anë një videoje, ku përmblidhte disa nga momentet e punës në studio Arilena – e cila do të konkurronte me versionin anglisht të ‘Shaj’, ‘Fall from the sky’ – shkroi se tani “më shumë rëndësi ka shëndeti”.
Artistja falenderoi ndjekësit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj kohe teksa shkroi:
“Janë disa sekonda të shkëputura nga puna jonë intensive këto muaj në Los Angeles teksa punonim për ‘Fall from the sky’. Nuk mund ta përshkruaj sa krenare, mirënjohëse dhe e lumtur jam për çdo moment; jo vetëm unë, por secili prej nesh ka dhënë shumë për këngën. Të gjithë përkushtimin, pasionin, dashurinë dhe emocionin e vendosim për këtë këngë. Ky është përkufizimi im i dashurisë. Faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë. Ju i jepni vlerë çdo përpjekjeje.”

Për herë të parë: Anullohet Eurovison 2020


Horoskopi ditor: E enjte – 19 mars 2020








Delinda Disha i thotë të gjitha….








