KreuStil Jetese

Idris Elba: “Koronavirusin ma ngjiti gruaja e kryeministrit kanadez”

Aktori i njohur Idris Elba ka hamendësuar se ai mund ta ketë marrë koronavirusin nga gruaja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, 44-vjeçarja Sophie, pasi të dy u takuan pak ditë para se testet e tyre të rezultonin pozitiv me koronavirus.

Aktori, 47 vjeç, zbuloi në një video 17-minutëshe të ndarë në Twitter të martën në mbrëmje se ishte ekspozuar ndaj sëmundjes në 4 Mars, në të njëjtën ditë që ai u takua me Sophie-n në ngjarjen e bamirësisë “We Day UK”, në Wembley.

Idris tha: ‘Është e vështirë të thuash kur e mora sëmundjen ose kur e kontaktova COVID-19, është e vështirë të thuash se kur. Unë do të them që e di se jam ekspozuar ndaj tij prej 4 marsit. Në kohën kur unë e kam takuar, personi ka qenë pozitiv dhe i infektuar”.


Idris u takua me bashkëshorten e Trudeau më 4 Mars dhe kanë qenë të afërt me njeri-tjetein gjatë eventit dhe siç shihet edhe nga fotot në shoqërinë e tyre kanë qenë edhe të famshëm të tjerë si Lewis Hamilton.

Aktori gjithashtu shtoi në videon e gjatë 17-minutëshe se: ‘Të Premten, javën e kaluar, më thanë që dikush me të cilin kisha kontaktuar kishte rezultuar pozitiv…dhe ky person që është gjithashtu i njohur për publikun, ka rezultuar pozitiv.”- tha ai.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF