KreuStil Jetese

Rezultoi e infektuar me koronavirus, e fejuara e futbollistit 4 muajshe shtatzënë!!!

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani ishte lojtari i parë i Serisë A që rezultoi pozitiv me koronavirus dhe vetëm dhe e dashura e tij zbuloi se edhe ajo ishte infektuar gjithashtu me Covid-19.

Por sakaq një tjetër e vërtetë është zbuluar nga modelja italiane Michela Persico, e cila ka treguar se ajo aktualisht është shtatzënë.

Shpresoj që koronavirus nuk do të ndikojë tek foshnja.”– i ka thënë ajo revistës “Chi”.

E gjithë kjo është një situatë mjaft shqetësuese për çiftin e sidomos për shtatzëninë e Persico-s.

Unë jam katër muajshe shtatzënë, çfarë do të ndodh tani? As nuk mund të flas për këtë, ne vetëm duhet të presim dhe të shohim. Shpresoj se virusi nuk do të ndikojë tek fëmija. Mjekët më siguruan se nuk do të jetë problem për foshnjen, por vendoseni veten në vendin tim: është pafundësisht e frikshme”,- tha ajo.

Unë dhe Daniele po përgatisnim momentin e duhur për të njoftuar shtatzëninë kur ai rezultoi pozitiv me Covid-19. Ishte menduar të ishte një moment gëzimi. Jam i sigurt se do të ringrihemi sërish në këmbë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF