
Dy pacientët, që u infektuan nga pacienti zero, po bëhen gati për të dalë nga spitali, pasi janë shëruar dhe kanë rezultuar negativë edhe në testin e dytë pas trajtimit.
Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliut e cila ka dhënê edhe një lajm shqetësues kur thotë se numri i të prekurve nga koronavirusi po rritet.
“Lajm i mirë
Dy pacientë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë
Dy pacientët, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.
#Bravo ekipit të spitalit infektiv
Por JU LUTEM KUJDESTë prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës
JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI. Nëse keni shenja të sëmundjes vetëm 127”











Horoskopi sot: E enjte 19 mars 2020








Për herë të parë: Anullohet Eurovison 2020
