KreuStil Jetese

Koronavirus prek familjen mbretërore; Princi rezulton i infektuar

Princi Albert i Monakos ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për koronavirusin. Lajmi është konfirmuar nga pallati mbretëror, ndërsa autoritetet thanë se sundimtari 62-vjeçar i është nënshtruar testit të Covid-19 në fillim të kësaj jave.

Infektimi i Princ Albert është i pari në radhët e një kreu shteti. Ky lajm vjen 9 ditë pasi monarku është fotografuar duke qëndruar përballë me Princ Charles në një event bamirësie në Londër.

Pallati mbretëror tha që shëndeti i Princ Albert nuk lë vënd për shqetësim duke thënë se ai po vazhdon të punonjë nga shtëpia e tij private.

Sidoqoftë, ai po monitorohet nga mjeku i tij personal dhe nga specialistët në Qendrën Spitalore “Princesha Grace”, e cila mban emrin e nënës së tij Grace Kelly.

Albert ka nxitur 39,000 banorët e Monakos që të respektojnë rregullat e karantinës për të ndaluar përhapjen e virusit, thuhet në një deklaratë.

Ashtu si në Francën fqinje, shkollat dhe çerdhet në Monako janë mbyllur dhe bizneset jo thelbësore janë urdhëruar të mbyllen.

Restorantet, kazinotë, kafenetë, sallat e koncerteve, kinematë dhe klubet e natës, të gjithë duhet të mbyllnin dyert e tyre, ndërsa dyqanet ushqimore, farmacitë dhe bankat janë ende të hapura.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF