Sara Hoxha së bashku me familjen e saj prej ditësh po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj dhe vazhdimisht po bën thirrje për solidaritet mes qytetarëve për të qëndruar në shtëpi.
Ajo, Ledioni dhe dy fëmijët e vegjël janë izoluar tashmë dhe vetëm pak minuta më parë ajo i ka kërkuar ndjekësve të saj të bëjnë durim dhe të mos dalin nga shtëpia sepse po rrezikojnë kështu jetën e njerëzve vulnerabël që kanë edhe riskun më të lartë për t’u prekur. Ajo flet për vëllain e saj Itanin 12-vjeçar që siç zbuloi Sara vuan nga diabeti Tipi 1.
“Ja një histori ime vogël… Familja ime dhe unë jetojmë vetëm, nuk kemi njerëz të moshuar: dy fëmijë dhe dy të rritur të shëndetshëm. Ime më nga ana tjetër jeton me vëllain tim 12 vjeç. Ai vian nga Diabeti Tipi 1. Duke dalë jashtë ju po rrezikoni jetën e tij dhe mundësinë që ai të vihet në kontakt me këdo që mund ta ketë”– shkruan 23-vjeçarja.
Nëna e dy djemve të vegjël: 3 vjeç dhe 5 muajsh, Sara përsërit sërish këshillën e saj për të gjithë ata që e ndjekin duke i bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi.
“Qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi për njerëzit që nuk munden. Për infermierët tanë, mjekët, shitësit e frutave, arkëtarët e supermarketeve, farmacistët dhe të gjothë të tjerët që po rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë. Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për ato më të dobëtit”.


Horoskopi sot: E enjte 19 mars 2020








Për herë të parë: Anullohet Eurovison 2020


Horoskopi ditor: E enjte – 19 mars 2020







