KreuStil Jetese

Konfirmohet një rast i ri me koronavirus; 85-vjeçarja me urgjencë në Tiranë, nëna e pacientit të shtruar në QSUT!

Konfirmohet një rast i ri me koronavirus; 85-vjeçarja me

Shënonet një rast tjetër me koronavirus në Shqipëri. Abcnews. raporton se rasti i ri është në Patos dhe bëhet fjalë për një grua 85 vjeçare.

Gruaja e moshuar 85 vjeçe është nisur me urgjencë drejt spitalit infektiv në Tiranë, në orët e vona të mbrëmjes, pas përkeqësimit të gjëndjes së saj shëndetësore.

E moshuara ishte në vetëkarantinim prej disa ditëshdhe ka rezultuar pozitive në analizën e marrë paraditen e sotme, rezultatet e së cilës kanë ardhur në mbrëmje.

Mësohet se e moshuara është nëna e një pacienti 61 vjecar që ndodhet prej ditesh në spitalin Infektiv në Tiranë, nga i cili mësohet se mund të jetë infektuar.

Gruaja e moshuar mësohet se ka edhe probleme të tjera shëndetësore dhe gjatë ditëve që ka qenë në vetëkarantinim është asistuar ngë mjekë të Spitalit të Fierit dhe qendrës shëndetësore Patos.

Me rastin e ri në Patos, numri total i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri shkon në 65.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF