Festivali i Filmit në Kanë është shtyrë për herë të parë në historinë e tij për shkak të krizës së koronavirusit.
Festivali vjetor i filmit do të zhvillohej midis 12 dhe 23 majit, por për shkak të pandemisë së koronavirusit organizatorët kanë thënë të enjten që ngjarja ‘nuk mund të mbahet në datat e planifikuara’.
Nuk ka ende një plan të përcaktuar se kur do të mbahet Festivali i Filmit, por organizatorët po shohin mundësinë që ta organizojnë atë deri në fund të qershorit ose fillim të korrikut, por një vendim i tillë është për t’u marrë në kohën e duhur.
“Në këtë kohë të krizës globale shëndetësore, mendimet tona shkojnë te viktimat e COVID-19 dhe ne shprehim solidaritetin tonë me të gjithë ata që janë duke luftuar sëmundjen.”- thanë organizatorët në një deklaratë.







Horoskopi sot: E enjte 19 mars 2020








Për herë të parë: Anullohet Eurovison 2020


Horoskopi ditor: E enjte – 19 mars 2020


