Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga e shtuna, orari do të jetë vetëm nga ora 5:00 e mëngjesit deri në 13:00, ku qytetarët mund të kryejnë shërbimet e tyre në pikat e shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare. Ky do të jetë edhe orari i punës së punonjësve të administratës.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin e ri për qarkullimin e qytetarëve.
Ndërkohë, këmbësorët dhe ata që kanë mjete nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 13:00 e ditës së nesërme, deri në orën 05:00 të ditës së hënë. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët nuk do të mund të marrin asnjë shërbim.
Për të gjithë të izoluarit në shtëpi, Rama tha se duke filluar nga e shtuna e deri në fund të muajit Prill për të gjithë qytetarët do të ketë paketa interneti 50% më të lira.












Horoskopi sot: E enjte 19 mars 2020







