KreuStil Jetese

Lori Hoxha e dehur përfundon në spital: “Thuajse vdiqa!”

Pas zhdukjes disa javore që pati nga rrjetet sociale, Lori Hoxha është rikthyer në Instagram kësaj here në shoqërinë e mikeshës së saj më të ngushtë.
 

Ato kanë realizuar një video tutorial për mënyrën dhe produktet që përdorin për heqjen e make up-it duke zbuluar kështu rutinën e fytyrës përpara gjumit.

Mes komenteve e gallata në videon 10-minutshe, trashëgimtarja e Top Channel zbuloi se ajo është e fiksuar me pastrimin e fytyrës nga make up-i para se te flerë dhe shumë rrallë mund t’i ndodhë të shtrihet me make up në fytyrë.

Lori ka treguar edhe një histori personale gjatë gjatë videos ku disa ditë më parë vajzat kishin kosumuar shpesh alkool, e madje një rast ajo kishte përfunduar në spital.

 

Lori tregon se ishte aq e pirë, sa mendoi se do të vdiste, ndërsa risolli në vëmendje batutën e të motrës në spital që ajo ishte gati të kërkonte të hiqte make up-in.

Kjo histori është treguar me gallatë nga vajzat duke lënë të kuptohet se tashmë çdo gjë ka kaluar pa probleme.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF