KreuStil Jetese

Në karantinë, por Arbana dhe Eduarti sapo na dhanë një super ide për fundjavën në çift!

Ndonëse të gjitha baret dhe restorantet janë prej ditësh të mbyllura në vend, fundjava nuk ka përse të jetë e mërzitshme në shtëpi.

Arbana Osmani mbrëmjen e së premtes ka vendosur të darkojë me të dashurin e saj të zemrës, Eduartin në shtëpi duke i dhënë edhe çifteve një super ide që rutina e karantinimit të mos ndikojë lidhjen tuaj.

Moderatorja në fakt e ka marrë shumë seriozisht mbrëmjen sikur kjo e premte të ishte si të premtet jashtë shtëpisë, si dikur në restorantet e kryeqytetit. E veshur me një fustan të zi të shkurtër, me këpucë të kuqe me taka, Arbana ka stiluar flokët dhe realizuar vet make up-in e saj, dhe duket shumë elegante.


Takim mbrëmjeje. Sigurisht në shtëpi”– shkruan prezantuesja e “Dua të të bëj të lumtur” ndërsa pak më tutje në kuzhinë ka një kuzhinier special, i cili po përgatit sushi për dy.


Ja pra nëse ju mungojnë darkat me partnerin, Arbana dhe Eduarti sapo dhanë një ide fanstastike si të mos e bëni lidhjen të bjerë në rutinë këto ditë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF