Harvey Weinstein ka rezultuat pozitiv në testin e bërë për koronavirus. Moguli famëkeq i Hollywood-it, i cili aktualisht po vuan dënimin prej 23 vitesh pasi u shpall fajtor për sulme seksuale dhe përdhunime.
Aktualisht ish-producenti gjendet në izolim për sigurinë e tij dhe të të burgosurve të tjerë, ndërsa mediat shkruajnë se të infektuar janë edhe dy të burgosur të tjerë. E tani që pandemia e Covid-19 ka goditur burgun Wende Correctional Facility në New York, ku clvuan dënimin edhe 68-vjeçari, autoritetet kanë dhënë urdhër që institucioni të vendoset në karantinë.
Siç duket telashet nuk kanë të sosur për Weinstein, pasi akuzave të më shumë se 100 grave për sulme seksuale dhe përdhunime, problemeve shëndetësore me zemrën dhe shtyllën kurrizore, tashmë atij i duket të përballojë edhe infektimin me koronavirus.

Horoskopi sot: 23 mars 2020



Chiara Ferragni ka një mesazh për ne!


Kastro Zizo bëhet baba për herë të tretë!






Ndërron jetë për shkaqe natyrale ikona e muzikës


Dramatik bilanci në Itali, 627 viktima në 24 orë





