KreuStil Jetese

Legjenda e operës, Placido Domingo i infektuar me koronavirus!

Këngëtari i njohur i operas spanjollë Placido Domingo është prekur nga Koronavirus, këtë lajm e ka konfirmuar vetë ai nëpërmjet një statusi në Facebook.

Unë e konsideroj si një detyrim moral të njoftoj se jam pozitiv me Covid-19. Unë dhe familja jemi të gjithë në vetizolim derisa të jetë e nevojshme sipas këndvështrimit të mjekëve. Jemi të gjithë mirë me shëndet, por kam pasur simptomat, ethe dhe kollë, prandaj vendosa të bëj testin edhe kam rezultuar pozitiv.” shkroi Domingo.

Ai u ka tërhequr vëmendjen edhe miave e adhuruesve të tij që të tregohen të kujdesshëm dhe të ndjekumin këshillat.

U kërkoj të gjithëve që të jeni ekstremisht të kujdeshëm, edhe të ndiqni këshillat bazë, të lani duart, të mbani më së paku një distancë prej 2 metrash nga të tjerët, të bëni të pamundurën për ndalimin e virusit, e mbi të gjitha qëndroni në shtëpi nëse është e mundur. mund ta mposhtim këtë virus dhe ta ndalim këtë epidemi botërore, duke shpresuar që së shpejti t’i kthehemi jetës së përditshme. Ju lutem ndiqni këshillat dhe ligjet e qeverisë lokale te secilit, për të qenë të mbrojtur vet edhe i gjithë komuniteti”.

Spanja deri më tani ka konfirmuar 1756 të vdekur, ku 375 janë vetëm ditën e sotme. Ndërsa personat e prekur janë 24722 ku 1785 janë në gjendje kritike.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF