KreuStil Jetese

Pas aktorit, edhe gruaja infektohet me koronavirus: “Doja të qëndroja pranë tij”

Pak ditë pasi testi i Covid-19 rezultoi pozitiv për aktorin Idris Elba, tashmë edhe bashkëshortja e tij është infektuar me koronavirus.

Sabrina Dhowre-Elba ka zbukuar se ka rezultuar pozitive me virusin, 1 javë pas bashkëshortit të saj. Umduke mbrojtur vendinin e tyre për t’u izoluar bashkë, ajo i tha Optar Winfrey: “Unë doja të isha me të” duke shtuar se ajo ndoqi instiktin e gruas për t’u kujdesur për bashkëshortin e saj.

Çifti zbuloi se ata janë vetëkarantinuar ne Meksikë, ku do të xhirohej dhe filmi i fundit i Elba-s.

Në fakt rezultatin e mësova dje në mëngjes”, tha Sabrina përgjatë intervistës me Facetime.

Aktiri 47-vjeçar, i tha Oprah, se ai ‘nuk ka parë ndonjë simptomë madhore’ dhe se ‘po ndihet mirë’.

Është interesante dhe shqetësuese që njerëzit e kanë këtë sëmundje dhe në dukje janë në rregull, por mund ta përhapin atë lehtësisht,” tha ai duke mos qenë simptomatik.

Sabrina, e cila gjithashtu ndjehet shum mirë nga ana shëndetësore, tha: ‘Unë nuk ndiej asgjë nga ato që njerëzit tani do të prisnin të ishin simptoma të koronavirusit, që është vërtet e çuditshme. Mund të ndryshojë në javët e ardhshme dhe ne do t’i mbajmë të gjithë të azhornuar. ‘

Për të kaluar izolimin, dyshja përpiqet të argëtohet duke luajtur shah, video-lojra dhe duke kaluar kohë cilësore në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF