Moderatorja e News 24, Ola Bruko ka vendosur të tërhiqet për disa ditë nga angazhimi i saj në ekran për t’u vetkarantinuar në shtëpi.
Me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale në fundjavë, Bruko ka njoftuar teleshikuesit se nuk do të jetë më në ekran për shkak të situatës së Covid-19. Ajo ka pranuar se nuk ka simptoma të koronavirus, por e ka ndërmarrë këtë hap si një masë paraprake për të mbrojtur veten dhe kolegët e saj.
“Që nga nesër e deri në 6 ditë me radhë do të jem në vetëkarantinim. Nuk mendoj që jam e prekur nga koronavirusi, nuk kam asnjë symptom. Kjo është një masë paraprake për të ndihmuar veten, kolegët e mi dhe të dashurit e mi’, tha gazetarja.