KreuStil Jetese

Ministrja konfirmon lajmin/ Drejtori i Urgjencës rezulton pozitiv me covid-19, vetëizolohet në shtëpi

Ministrja e Shëndetësisë ka konfirmuar këtë mesditë lajmin se Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe është prekur nga koronavirusi.

Manastirliu thotë se Brataj është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është vetëizoluar në shtëpinë e tij.

Duke i uruar shërim të shpejtë, ministrja shpreson që Brataj të bashkohet sa më shpejt me ekipin që po lufton çdo ditë me koronavirusin.

“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.

Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!

#BashkëDeriNëFund”, shkruan ministrja Manastirliu.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF