KreuStil Jetese

Apeli i mjekëve: Mos e përdorni kondicionerin në shtëpi!!!

Doktori i njohur Roland Xhaxho ishte i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ku foli për mënyrat e përhapjes. Sipas Xhaxhos nuk duhet përdorur aspak kondicioneri.

Ka studime që virusi qëndron 3 orë në ajër dhe se ai mund të qëndrojë në objekte. Në shtëpi është e ndaluar të përdoret kondicioneri. Mund ta ketë një person virusin dhe me anë të kondicionerit mund të infektohen të tjerët”- tha doktori i njohur.

Të njëjtin apel e bëri edhe mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i ftuar të enjten në “Opinion” duke përdorur të njëjtin argument me Xhaxho-n.

Ndërsa u është përgjigjur pytetjeve të ardhura nga qytetarët, Pipero sugjeroi që në këtë periudhë të përdoret sa më pak kondicioneri.

Do të këshilloja në këtë situatë ta përdorim sa më pak kondicionerin. Nëse tështimë dhe kemi kondicionerin është e mundur që ta kthej në aerosol”, tha ai.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF