Futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka është bërë baba për herë të parë.
Bashkëshortja e 28-vjeçarit, Arbnora ka sjellë në jetë një djalë, që çifti ka vendosur ta quaj Klevis.
Ka qenë vet Xhaka ai që e ka dhënë lajmin e bukur me anë të një fotoje të postuar në Instagramin e tij ku prindërit e rinj bashkojnë duart me vogëlushin e tyre të porsalindur.
“Mirë se erdhe engjëlli im i vogël. Mami dhe babi të duan në pafundësi”, shkruan futbollisti në foton e ëmbël të familjes.
Xhaka dhe Arbnora janë bashkë prej disa vitesh dhe e kurorëzuar lidhjen e tyre në janar të këtij viti.






Stil Jetese
Horoskopi për ditën e enjte- 26 mars 2020







Stil Jetese
Ndërron jetë ikona e aktrimit shqiptar






