Modelja njohur Emina Çunmulaj ishte mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion në një lidhje direkte nga Los Angeles, në SHBA.
Ajo tha se kishte dy javë e gjysmë që ishte vetizoluar në shtëpi sëbashku me dy vajzat e saj.
“Jam që 2 javë e gjysmë e izoluar unë dhe vajzat. 10 ditët e fundit është dhënë urdhër në Los Anxhelos të izolohemi në shtëpi. 90% të njerëzve këtu nuk i shef nëpër rrugë por ka dhe si ata të rinjtë në florida dhe mendojnë se nuk do ti ndodhë gjë”, tha ajo.
Ajo ka folur edhe për bashkëshortin e saj, Sam Nazarian një ndër biznesmenët më të njohur ëi cili ësht detyruar të mbyllë bizneset e tij dhe të pësojë humbje të mëdha financiare.
“Ka frikë bashkëshorti juaj për humbje në biznes?”- e pyeti Fevziu Eminën e cila tha:
“Po burri im ka 15 mijë punëtorë në gjithë botën dhe i ka mbyllur për momentin. Disa restorante janë lënë të hapura, por vetëm për delivery.”
Ajo zbuloi gjatë bisedës edhe gjestin e madh human që Sam ka bërë për punonjësit e tij. “Ai është zemërmadh dhe është organizuar t’u japë punëtorëve një muaj pagesë falas dhe produkte ushqimore.”- tha modelja shqiptare.