Ilda Bejleri nuk po e përjeton aspak mirë izolimin për shkak të pandemisë së Covid-19.
Ndryshe nga të tjerë personazhe VIP që kanë ndarë me ndjekësit rutinën e tyre në këto ditë, gazetarja sportive ka treguar një tjetër anë të karantinimit.
Me anë të një videoje të publikuar në Instagram, Bejleri rrëfeu ankthin dhe stresin që është duke përjetuar këto ditë.
“Ka 15 ditë që qëndroj në shtëpi . Pavarësisht se duket sikur njerëzit e kalojnë kohën duke gatuar, duke bërë palestër, për mua kanë qenë të vështira. Ankthi është armiku kryesor i njeriut. Përveç koronavirusit, stresi që po kalojmë është i madh dhe ndjesia sikur tavani po të bie mbi kokë. Hyj tek njerëzit që mezi e menaxhoj stresin, kështu që po përpiqem.
Unë kam filluar ta gjej qetësinë time duke besuar tek Zoti sepse realisht nëse ka një moment që duhet të keni besim pavarësisht fesë, është ky.”- thotë moderatorja e përlotur.
Megjithëse është munduar të humbasë mendjen dhe të merret me aktivitete në shtëpinë, Ilda e ka pasur të pamundur të menaxhojë stresin gjatë këtyre dy javëve. Ajo i bën thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi, për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre.