KreuStil Jetese

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson rezulton pozitiv me koronavirus!

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka rezultuar pozitiv për CoVid-19.

Në një video të postuar në Twitter pak minuta më parë, Johnson, konfirmoi se ai kishte simptoma të buta të virusit si “temperaturë dhe kollë të vazhdueshme”.

Për shkak të këtyre simptomave, gjatë 24 orëve të fundit dhe, me këshillën e mjekut, atij iu bë testi i Covid-19, test i cili rezultoi pozitiv.
Boris Johnson tha se ai është izoluar dhe po punon nga shtëpia e tij.

“Gjatë 24 orëve të fundit kam zhvilluar simptoma të buta dhe kam rezultuar pozitiv për koronavirus. Tani jam duke izoluar, por do të vazhdoj të drejtoj qeverinë përmes konferencave video ndërsa luftojmë kundër këtij virusi.”- shkroi Johnson.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF