
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar pak minuta më parë të dhënat lidhur me situatën epidemiologjike të Covid-19 në vendin tonë.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 102 raste të dyshuara për Covid-19, 12 prej të cilave kanë rezultuar pozitiv.”
”Në total në vendin tonë janë testuar 1246 raste të dyshuara, prej të cilave 186 rezultojnë të prekur”.- tha drejtoresha e ISHP-së Albana Fico.
Në Spitalin Infektiv aktualisht ndodhen të shtruar 77 persona, 5 prej të cilëve në terapi intensive ndërsa pjesa tjetër është në gjendje të stabilizuar.
Deri më tani nga koronavirus në Shqipëri kanë humbur jetën 8 persona, dy prej të cilëve në orët e fundit.
Por ka edhe lajme të mira! Ministria e Shëndetësisë pohoi se së fundmi një mjek dhe një infermier janë shëruar ndërsa në total 31 janë personat e shëruar.
Harta e Covid-19 në vendin tonë është shtrirë edhe në Pukë, ku janë shënuar dy raste.
.