
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.
Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar për koronavirus, 15 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv. Ndërkaq në shërbimin infektiv, në QSUT janë 76 persona të shtruar, 6 prej të cilëve në terapi intensive.
Deri në këto momente janë testuar në total 1436 raste të dyshuara, prej të cilave kanë rezultuar pozitiv 212 persona.
Nga Covid-19 deri më tani kanë humbur jetën 10 qytetarë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se është zgjeruar harta e shtrirjes së koronavirusit dhe është shtuar edhe qyteti i Mirditës me 1 rast të ri.
Nga njoftimet e mëparshme të MSH-së, 40 pacientë kanë mposhtur sëmundjen dhe janë shëruar nga koronavirus.