Një modele e fortë dhe e shëndetshme, që dilte dhe nga kornizat e kolegeve të saj “ kockë e lëkurë” të pasarelave, Intan Clement nuk e kishte menduar kurrë se koronavirusi do të vinte poshtë shumë keq.
30 vjecarja, që nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor, arriti të përfundonte me frymëmarrje artificiale pas infektimit me Covid 19. Virusi i preku frymëmarrjen duke e lodhur shumë.
Simptomat iu shfaqën përpara dy javësh në formën e një kolle të thatë dhe vështirësisë në frymëmarrje. Mjekët në fillim i thanë se ishte një grip i thjeshtë. Por gjendja e modeles australiane u rëndua aq sa mezi merrte frymë dhe dëgjonte një zhurmë të cuditshme në mushkëri.
“ Vetëm bëhesha më keq”, rrëfeu ajo, ndërsa shtoi se nëpër një situatë të ngjashme kaloi dhe partneri I vet. Intan i këshilloi të gjithë të respektojnë masat e autoriteteve, jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët.