KreuStil Jetese

Lajm i mirë: Shkon në 40 numri i të shëruarve, mes tyre edhe 8 mjekë

Lajme të mira vijnë nga bluzat e bardha të shëndetësisë shqiptare.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale ka njoftuar se deri më tani tetë mjekë dhe infermierë të prekur nga Covid-19 janë shëruar.

Stafi mjekësor, që rezulton negativ në testet e fundit për koronavirus do t’u duhet të vijojnë qëndrimin në shtëpi në vetizolim për 14 ditë përpara se të rikthehen në punë.

Ogerta Manastirliu, njoftoi mbrëmjen e djeshme se 7 të infektuar janë shëruar, ndërsa sot njoftoi se numrit të tyre i shtohen edhe dy mjekë.

Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik

Shkon në 8 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës

Deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19”- shkruan Manastirliu në njoftim.

Deri më tani, numri total i të shëruarve në vendin tonë nga Covid-19 ka shkuar në 40.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF