KreuStil Jetese

Meraku i babait për të bijën mjeke në Itali; Namik Dokle: “Pres me ankth mëngjesin, t’i dëgjoj zërin”

Mes mjekëve shqiptarë që ndodhen në Itali, në vijën e parë të frontit në luftën me Covid-19 është edhe Manjola, vajza e politikanit dhe ish-deputetit Namik Dokle.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, Dokle ka rrëfyer shqetësimin e tij si prind për vajzën e tij mjeke.

Ish-deputeti ka rrëfyer sesa me padurim dhe ankth e pret telefonatën e të bijës çdo mëngjes, për t’i thënë se është mirë e se po luftojnë.

Telefonata e mëngjesit E pres me padurim, gati në ankth.

“T’i dëgjoj zërin që të më thotë, si çdo ditë tjetër: “Jam mirë, babushi, po luftojmë! Kujdesuni për njëri-tjetrin.”

E pres edhe tani… Kanë kaluar 14 orë pa pushuar që ajo po kujdeset për 36 të sëmurë, gjashtë prej të cilëve në terapi intensive…Dhe unë pres…pres…pres…”,-shkruan Dokle.


Manjola Dokle, është një nga fëmijët e ish-politikanit të majtë. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë mjekë në Emilia Romagna, një nga zonat më të prekura nga koronavirus në vendin fqinj. Çifti i mjekëve janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF