KreuStil Jetese

Dietë në karantinë? Nora rrëfen sekretin e saj për të ruajtur trupin këto ditë

Situata pandemike ka mbyllur në shtëpi edhe personazhet VIP, të cilët kanë anulluar koncertet dhe po që drojnë të izoluar në shtëpi. Një ndër to është edhe Nora Istrefi, e cila po qëndron në Prishtinë së bashku me vajzën e saj Renee. Ylli i “Ana”, e cila para pak ditësh festoi ditëlindjen e saj e izoluar në shtëpi “pa festë” siç u shpreh edhe vet, dha një intervistë me anë të Skype për programin “E diell” në Top Channel.

Siç zbuloi Nora këto ditë qëndrimi në shtëpi po i shijon me të bijën me të cilën argëtohet me aktivitete, lojra, vizatime por edhe duke gatuar për të. “E detyruar” të përvesh mëngët për të bërë punët e shtëpisë me ndihmën edhe të mamasë së saj, ajo u shpreh se është meraklie e pastërtisë por angazhimet e karrierës e kane detyruar të mos i bëj prej kohësh ato të vilat sot i cilëson si një lloj palestre në kushtet e izolimit.

E cilësuar si një nga këngëtaret me trupin më të bukur në showbiz, Nora tregoi dietën e saj ditore gjatë kohës së karantinës, ditë këto që të shtyjnë drejt ushqimeve dhe frigoriferit.

“As nuk ruhem e as nuk e teproj shumë. Unë mundohem të mbaj një farë balance, të mos kufizohem në ushqime, pra nuk ha vetëm sallatë” pohoi ajo. “Ha pak nga të gjitha, mirëpo këtë gjë e bëj në mënyrë të shpeshtë dhe nuk e teproj” u shpreh Istrefi.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF