Princesha e Spanjës Maria Teresa ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare pasi rezultoi positive me koronavirus.
Princesha, nga familja mbretërore spanjolle Bourbon-Parma vdiq dje dhe lajkin e konfirmoi vëllai, Princ Sixtus.
Ajo ka lindur në Paris, Francë në korrik të 1933-it nga e martesa e Princ Xavier dhe Madeleine de Bourbon, prindër të gjashtë fëmijëve
Dinastia Bourbon-Parma është një degë e mbretërorëve spanjollë, që rrjedh nga dinastia franceze Capetian.
Princesha Maria vetë nuk kishte fëmijë por la pas disa nipër e mbesa si Princi Carlos i Bourbon-Parma, Duka i Parma e Piacenza, Princesha Margarita e Princ Jaime, shkruan DailyMail.
Lajmi për ndarjen e parë mbretërore nga jeta për shkak të koronavirus, vjen disa ditë pasi Princi britanik Charles, 71 vjeçar u infektua me një formë të butë të sëmundjes.
Ndërkohë Spanja po regjistron numra tragjikë vdekjesh me 832 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në vend në 5,690 që prej nisjes së epidemisë.
Spanja renditet tashmë vendi i dytë më i goditur në botë pas Italisë.