Maska e fytyrës dhe jeleku spitalor as që kanë qenë në planet fillestare të dasmës, për Jen dhe Matt, por këto ishin ato çka veshën të ftuarit e tyre në ceremoninë e martesës të premten.
Dy epidemiologët në vijat e para të luftës kundër të koronavirusit iu duhej të anulonin martesën e tyre në 20 Mars në Michigan, por gjithsesi dyshja e Jen Andonian dhe Matt Shearer përfunduan duke pasur një ceremoni historike në një nga sallat e spitalit në Boston, Massachusetts.
Ata anulluan ceremoninë e planifikuar me 75 persona të ftuar dhe festën e pas celebrimit për një “martesë në kohën e koronavirus” adpak të zakonshme.
Një nga punonjëset e spitalit u zgjodh për të celebruar çiftin, e pasi umi shpalli “burrë edhe grua” në vend të “Mund ta puthësh nusen” u tha “Mund të rrokni bërrylat”.
Fotot e çiftit dhe video e ceremonisë së pazakontë po bëjnë xhiron në rrjetet sociale.