Në fillim të marsit, Aurela Gaçe dhe grupi i saj i punës ndodheshin në SHBA për shkak të koncerteve. Pas mbërritjes nga SHBA me këngëtarja vendosi të vetëizolohej veçmas familjarëve, duke mos dashur të rrezikojë vajzat dhe njerëzit e afërm, për shkak të Covid-19.
Sipas rregullave grupi i kthyer nga Amerika duhet të qëndronin në vetë-karantinë për 14 ditë, pa takuar familjen, në mënyrë që të eleminonin çdo lloj rreziku apo përhapje të koronavirus.
E më në fund, periudha e vetë-karantinimit të detyruar ka mbaruar dhe Aurela është rikthyer pranë dy vajzave të vogla që i kanë munguar aq shumë
Me anë të një fotoje ku shfaqet shumë e lumtur pranë vajzave, artistja shkruan:
”Për 14 ditë, pyesnim njëri-tjetrin, por, fatmirësisht, të gjithë ne jemi mirë e ju bashkuam më në fund familjeve tona. Vetë-izolimi ishte detyrë prindërore, por edhe për ata prindër që na kanë dhënë jetën. Tani, të vazhdojmë të qëndrojmë mbyllur por së bashku.”