KreuStil Jetese

Hyn tek Infektivi për të parë të afërmin e tij me koronavirus, gjobitet me 500 mijë lekë!

Hyn tek Infektivi për të parë të afërmin e tij me

Policia e Shtetit thotë se nga sot e në vazhdim nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi. 

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa. Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre”, njofton policia.

Një qytetar është ndëshkuar me masë administrative 500 mijë lekë pasi është futur pa leje në ambientet e urgjencës mjekësore për të parë familjarin e tij. Në kushtet kur vendi është në situatë emergjence nga COVID-19, nuk lejohet asnjë vizitë e familjarit në ambientet spitalore, vetëm nëse vjen me autorizim nga autoritetet shëndetësore.

Shqiptarja.com

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF