KreuStil Jetese

Koronavirus i merr jetën artistit të këngës HIT!

Rrokeri Alan Merrill, i cili shkroi dhe regjistroi versionin origjinal të këngës së hitit “I Love Rock n’Roll” ndërroi jetë të dielën.

Ylli i muzikës ishte infketuar me Covid-19 dhe ka ndërruar jetën të dielën në New York, siç bën me dije vajza e tij për CNN.

69-vjeçari ishte një yll i madh i muzikës në Japoni në vitet 1970 dhe shkroi himnin “I Love Rock ‘n’ Roll” në 1975 me grupin e tij Arrows.

Laura Merrill i tha CNN se babai i saj u shtrua në spitalin Mount Sinai në New York të shtunën  në mëngjes dhe menjëherë iu vendosën respiratorët sepse kishte ethe dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Ai kishte një ftohje për rreth 10 ditë dhe ishte vetë-karantinuar në shtëpinë e tij si një masë paraprake. Ishte shumë mirë dhe në gjendje të bënte gjërat e zakonshme derisa i zgjua dhe nuk mundi të merrte frymë.”

Po atë natë familjarët u informuan se gjendja e artistit dhe parametrat jetësor ishin përkeqësuar dhe se ata do të kishin vetëm 2 minutë kohë për ta përshëndetur.

“Koronavirus më mori babain këtë mëngjes. Kisha vetëm 2 minuta për t’i thënë lamtumirë. Ai dukej i qetë dhe shpresonte se nuk do të ishte i radhës që do të dilte në lajme. Pasi shkova në apartamentin tim mora lajmin se kishte ndërrur jetë”,- tha Laura Merrill”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF