KreuStil Jetese

Bashkëshortja e McKresha zbulon gjininë e bebit

McKresha dhe bashkëshortja e tij Erzina janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë.

Çifti që lidhi kurorë pak muaj më parë ruan një profil të ulët publik dhe janë të tërhequr nga daljet publike, e shumë pak dihet për jetën e tyre intime.

Megjithatë, nëna në pritje ka zbuluar një detaj për të gjithë ndjekësit e saj duke treguar për herë të parë gjininë e bebit që pritet të vijë në jetë në pak muaj. Erzina ka rrëfyer në Instagram se ajo dhe artisti nga Kosova janë në pritje të një vajze.

“Po u shoh të gjitha mesazhet që më kanë ardhur dhe një falenderim i madh shkon për të gjithë ju. Gjinia e bebit tim është vajzë”,- ka shkruar bashkëshortja e nje prej këngëtarëve më të mirë shqiptarë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF