KreuStil Jetese

Lojrat Olimpike; Vendoset data e re pas shtyrjes nga koronavirus

Lojrat Olimpike tashmë të shtyra të Tokio-s 2020 do të mbahen nga 23 korrik deri më 8 gusht të 2021-it, konfirmon Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Marrëveshja për datën e re është arritur të hënën, shkruan CNN, pas një dakordësimi midis IOC-së, organizatorëve të Tokyo 2020, qeverisë japoneze dhe Komitetit Paraolimpik Ndërkombëtar.

Të parashikuara për t’u mbajtur këtë verë (24 korrok-8gusht), lojërat olimpike u vendosën të shtyhen për shkak të rrezikut që përbën pandemia e koronavirus.

Pavarësisht shtyrjes- ekzaktësisht në të njëjtat data edhe në vitin e ardhshëm- lojrat olimpike do të vazhdojnë të njihen si “Tokyo 2020”.

Kjo është hera e parë në histori që lojrat olimpike shtyhen në një kohë paqeje, përpos atyre të vendosura në vitet 1916. 1940 dhe 1944 të shtyra për shkak të luftrave botërore.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF