Mjeku Dhimitër Kraja ose Dr.Luli iu bashkua thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë duke iu bashkuar stafit të spitalit infektiv në luftën kundër Covid-19. Mjeku tashmë në pension me eksperiencën 48-vjeçare mbi shpinë ishte patjetër një vlerë e shtuar e personelit mjekësor që po lufton në vijën parë me koronaviruspor por që pak ditë pas rikthimit në punën e dikurshme u infektua edhe vetë.
Ndonëse gjendja shëndetësore e Kraja-s është e qëndrueshme, lidhur me situatën e mjekut të njohur ka reaguar edhe i biri, Dj.Vik Kraja.
Në një postim në Instagram, ai shprehet falenderues për urimet e ngrohta për familjen dhe bën thirrje që të ndiqen të gjitha rregullat për respekt të punës që po bëjnë mjekët në spital, në vijën e parë të frontit kundër virusit.
“Shumë fjalë të ngrohta dhe urime, por nëse doni që unë dhe familja ime të ndihemi më mirë dhe të lehtësuar, ju lutem të ndiqni këshillat dhe mos thyeni rregullat e karantinës. Bëjeni të vlejë çdo sakrificë e atyre atje”, shkruan Dj. Viki në postimin e tij për të atin

Horoskopi ditor; e enjte – 2 prill 2020

Beyoncé! 14 gjëra që nuk i dini për të


Koronavirus i merr jetën artistit të këngës HIT!



Bashkëshortja e McKresha zbulon gjininë e bebit



Horoskopi sot, e mërkurë – 1. prill 2020









