Në deklaratën e fundit për shtyp të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet me dije se numri i jetëve të humbura nga Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 18.
Një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i shtruar prej 13 ditësh në spitalin Infektiv, ka ndërruar jetë. I ndjeri ishte i intubuar prej 6 ditësh dhe kryente edhe hemodializën po në këtë spital.
Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 2247 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 333 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.
Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 10 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar.
Horoskopi ditor 4 Prill 2020
Ish-bosi i Formula 1, baba në moshën 89-vjeçare!
Horoskopi sot, e premte – 3 prill 2020
