KreuStil Jetese

Pas humbjes së të birit, një nënë nga Vlora dhuron respiratorin e djalit për spitalin

Një grua e moshuar në Vlorë, i dhuroi spitalit rajonal, respiratorin që kishte blerë për djalin e saj i cili fatkeqësisht e humbi betejën për jetën.

Spitali i Vlorës u bë me respirator të ri në një kohë të vështirë të luftës me koronavirusin, kur këto aparatura shpëtojnë jetë. Aparatura ishte blerë vite më parë nga familja Idrizaj për djalin e sëmurë, por që nuk u përdor kurrë.

I biri e humbi betejën për jetën disa vite më parë në Itali, ndaj  nëna e tij tashmë mbetur e vetme vendosi ta dhurojë për të shpëtuar të tjera jetë. Spitali rajonal i Vlorës respiratorin e dhuruar do ta përdorë specifikisht në këto momente për të gjithë individët e prekur me COVID-19.

Aparatura do të montohet në mjete të lëvizshme për të shkuar sa më pranë individëve qe do kenë probleme me frymëmarrjen në banesat e tyre.

Ky model respiratori i pajisur me gjitha pjesët kap në treg vlerën e 20 mijë eurove. Por përtej vlerës monetare, ai merr një vlerë të veçantë për gjestin dhe dhuratën humane në kohën më të vyer e më të vështirë.

Tags:

Home bordo