KreuStil Jetese

EPIKE/ Pas komenteve të ndjekësve për 2 filmat e tij, Ermal Mamaqi rruan kokën!!!

Pasditen e së premtes Ermal Mamaqi njoftoi ndjekësit e tij në rrjetet sociale se dy filmat e tij “2 gisht mjaltë” dhe “I love Tropoje” mund t’i shohin online në faqe të dedikuara.

Por kur shumica mendoi se filmat do të ishin të hapur për t’u parë nga të gjithë, producenti njoftoi se në fakt ato mund të shihen kundrejt pagesës. Ky fakt nuk është pritur mirë nga disa prej ndjekësve që e kanë quajtur të padrejtë vendimin për të paguar për të parë filma në këtë kohë epidemia.

Mamaqi publikoi një video në Instagram ku shprehet  i mërzitur pas leximit të komenteve dhe mesazheve të fansave, disa prej të cilëve i thonë se atij nuk i interesojnë fare ato që shkruajnë ata.

“Kam lexuar disa komente që thonë: “Ti Ermal nuk e rruan fare për këto mesazhet dhe komentet tona.” E keni gabim. Ja që e rruaj. Ja ç’më bëtë! Kështu do të rri tani.”-, tha Ermali duke filmuar veten teksa rruan kokën.


Duket se kjo ka qenë në kuadër të shakasë sepse siç tha më vonë, vendimi për të rruajtur kokën erdhi për shkak të atyre që i thonë se i ka flokët shumë keq!

Producenti ka shpjeguar se arsyeja se përse dy filmat do të jenë me pagesë është për shkak se edhe ai duhet të paguaj kastin e aktorëve dhe me pjesën që mbetet do t’i dhurojë për bamirësi.

Tags:

Home bordo