Mesditën e sotme është përcjell për në banesën e fundit aktori i humorit Gëzim Kruja.
Shkodra i ka dhënë lamtumirën e fundit, ikonës së humorit në orën 12:00, ndërsa siç raporton Report Tv, kortezhi me trupin e pajetë të mjeshtrit të madh ka përshkuar rrugën që ai bënte çdo ditë me biçikletë, duke u ndalur edhe para Teatrit Migjeni, në tempullin e artit dhe të kulturës.
Edhe pse ishte paralajmëruar që të mos kishte pjesëmarrje, nuk kanë qenë të paktë qytetarët e Shkodrës që kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore, si një shenje falenderimi për buzëqeshjet që u ka dhuruar me humorin e tij.
Teksa trupi i tij i pajetë po linte shtëpi ku u rrit dhe jetoi, pati edhe duartrokitje, ndonëse në sfond më shumë se ato, u dëgjuan më shumë të qarat e të afërmve që po përcillnin Gëzim Krujën, për mos u kthyer më.
Gëzim Kruja u nda nga jeta një ditë më parë, pas një sëmundje që e kishte prekur para një viti.










Horoskopi ditor 4 Prill 2020


Ish-bosi i Formula 1, baba në moshën 89-vjeçare!







Horoskopi sot, e premte – 3 prill 2020
