Ajo do të konsiderohej si dasma e vitit, por duket se planet e martesës mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë anulluar për momentin.
Në një intervistë të dhënë të martën për “The Ellen Show” nga shtëpia e saj ku po qëndron e izoluar, Lopez tha se situata e koronavirus ka ndikuar në planet e saj të martesës.
E pyetur direkt lidhur me ceremoninë e shumëpërfolur, 51-vjeçarja tha qartazi se dasma nuk do të ndodhë përsa kohë është prezente situata e Covid-19.
“Pandemia ‘ndikoi pak në planet tona të dasmës’, tha Jennifer. “Pra, ne do të shohim se çfarë do të ndodh tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë sa i përket datave apo këtyre gjërave… është diçka që ne thjesht do të duhet të presim dhe të shohim brenda disa muajsh se si shkojnë gjërat.”
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u fejuan në Mars të vitit të shkuar dhe ylli i muzikës në një intervistë të dhënë në shkurt u shpreh se ajo gjithsesi nuk e kishte me ngut të shkonte drejt altarit me partnerin e saj përsa kohë që ata janë bashkë dhe të lumtur.
Andaj, për shkak të pandemisë do të na duhet të presim edhe ca kohë për dasmën e madhe sepse për momentin ajo është anulluar.

10 maska pëlhurash që mund t’i blini tani!



Kastro Zizo: “Programit tim iu pre koka”















