Çifti i njohur, Channing Tatum dhe Jessie J i kanë dhënë sërish fund lidhjes së tyre.
Aktori dhe këngëtarja i dhanë mundësinë e fundit lidhjes së tyre në Janar, por duket se as ribashkimi nuk e përmirësoi marrëdhënien e tyre.
Sipas burimeve të afërta të çiftit, 39-vjeçari dhe ylli i muzikës u përpoqën ta bënte gjithçka të funksiononte por nuk ia dolën.
“Ata u kujdesën shumë për njëri-tjetrin duke u përpjekur që të vazhdonin përpara por ishte më mirë që të ndaheshin. Janë miq.”- i tha një burim People.
Sipas E! News, ata ishin përpjekur shumë që lidhja e tyre të funksiononte, por e kuptuan që më mirë të mbeteshin miq me njëri-tjetrin.