KreuStil Jetese

4 mjekë në shtëpi; si po përjetohet situata e Covid-19 në familjen Topi!

Në familjen e mjekut dhe moderatorit të njohur Flamur Topi, drejtuesi i programit ‘Trupi dhe Shëndeti’, nuk është mjeku i vetëm.

Në familjen Topi, plot katër pjesëtarë e kanë bërë betimin e Hipokratit, ndaj situata e Covid-19 në banesën në një prej lagjeve më të vjetra të Tiranës, ku jeton familja Topi, me siguri po përjetohet mjaft.

Një nga mënyrat e përhapjes së këtij virusi është prekja e syve me duart e pa dezinfektuar dhe nisur nga kjo, programi “Wake Up” nē Top Channel kishte të ftuar (virtualisht) mjekun okulist Rubin Topi.

Doktori u shpreh se shpesh irritimi i syve në rastin e Covid-19 është shumë e ngjashme me patologjinë që në gjuhën popullore quhet ‘gripi i syve’, ndaj theksoi Topi, është shumë e rëndësishme që pacientit t’i bëhet një pyetësor i detajuar, për të parë nëse ka shqetësime të tjera.


Ndër të tjera Rubini u pyet edhe se si po e përjeton familja e tij prej katër mjekësh situatën e krijuar nga Covid-19 dhe cili është meraku, apo kēshilla qē babai i tij, Flamur Topi i jep të birit.


“Kuptohet që debatet dhe bisedat janë të përditshme në familjen tonë, sepse përveç babait, dhe nëna është mjeke pediatre, vëllai gjithashtu është mjek: pra jemi katër mjekë në shtëpi. Dhe padyshim që jemi në biseda konstante gjatë kësaj periudhe. Meraku dhe shqetësimi për njëri tjetrin, sigurisht që është i madh dhe babi kryesisht më këshillon çdo ditë të kem kujdes”; tregoi okulisti i familjes Topi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF