Një nënë e re nga Kumanova ka ndërruar jetë nga koronavirusi pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj.
Lajmin e teishtë e ka ndarë me publikun Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë Veriore, Venko Filipçe, nëpërmjet një statusi në Facebook ku ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë lehona 27-vjeçare nga Kumanova e prekur nga virusi Korona.
“Me dhimbje të thellë njoftoj se para pak çasteve ka ndërruar jetë lehona 27-vjeçare nga Kumanova e cila ishte diagnostikuar me covid-19. Ajo, më 30 mars në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup, solli në jetë një foshnjë, mashkull. Lehona u transferua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 31 mars në gjendje të rëndë shëndetësore dhe frymëmarrje të vështirësuar. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, përhapja me shpejtësi e sëmundjes ishte fatale për te”, shkruan në profilin e tij në facebook, ministri i Shëndetësie, Venko Filipçe.
Ndërkohë nga Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë njoftojnë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, nën përkujdesje intensive dhe nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor.









10 maska pëlhurash që mund t’i blini tani!



Kastro Zizo: “Programit tim iu pre koka”







