Covid-19 ka shkaktuar mijëta viktima në mbarë botë, ama ditën e sotme duket se ka bërë një mrekulli.
Në Itali, një ndër shtetet më të prekura nga koronavirus, është shembur sot ura e Caprigliola-s në Itali, që falë izolimit të lëvizjes nga pandemia Covid-19 nuk arriti të shkaktonte një tragjedi.
Arteria e rëndësishme rrugore që lidh La Spezia-n dhe Massa-n nuk ka pasur mjete mbi të në momentin e rënies, përveçse një furgoni shoferi i të cilit është plagosur lehtë.
Shoferi i cili u plagos pas rrëzimit të urës në Albiano Magra u transportua në spital, ndërkohë që një tjetër shofer në një furgon, nga ana tjetër, shpëtoi i padëmtuar.
Ura në fjalë që në ditë të zakonshme ka një qarkullim mjetesh të konsiderueshme, ka qenë kohët e fundit në qendër të polemikave publike pasi kishte një të çarë që nga nëntori i kaluar pas një moti të keq.
Nga kontrollet u tha se nuk kishte asgjë të rrezikshme, por shembja e saj provoi të kundërtën.







10 maska pëlhurash që mund t’i blini tani!



Kastro Zizo: “Programit tim iu pre koka”









