Arbana Osmani ka thyer karantinimin e 1 muaji për t’u larguar nga Tirana. Prezantuesja ka vendosur këtë të enjte të udhëtoj drejt shtëpisë së saj në Gjirin e Lalëzit dhe sigurisht nuk ka nguruar të publikoi edhe një foto pranë detit.
Moderatorja ka shfrytëzuar temperaturat e larta dhe dielli dhe nga plazhi ka publikuar një foto, foto e cila nuk është pritur aspak mirë nga disa prej ndjekësve të saj.
Këta të fundit e kanë cilësuar të padrejtë dhe aspak normale këtë dalje ‘për qejf’ të saj, të cilën Arbana e ka justifikuar me faktin se siç tha edhe vet, ajo ka shtëpinë në plazh ndaj ka shkuar aty.
Por të tjerë i janë ‘hakërryer’ prezantueses me faktin se edhe ata apo shumë të tjerë kanë shtëpi në plazhe por ama nuk dalin pasi edhe sipas rregullave në Shqipëri e jo vetëm, karantina mund të thyhet me leje dalje vetëm për pazaret e nevojshme apo edhepër në punë..
Në mesin e kritikuesve ka edhe ata që e kanë cilësuar si një veprim normal këtë të Arbanës e aspak gafë apo gabim!


Njihuni me 20 modelet ikonë të viteve ‘80











10 maska pëlhurash që mund t’i blini tani!



Kastro Zizo: “Programit tim iu pre koka”



